Vetëm politika dhe shteti mund t’i shpëtojnë klubet në këtë kohë

Pandemia e koronavirusit ka sjell vështirësi të mëdha tek klubet e futbollit në gjithë botën.
Të ardhurat e limitura dhe shpenzimet shumë të mëdha kanë bërë që shumë klubeve, veçanërisht ato me stabilitet financiar të brishtë të jenë pranë falimentimit.
Situatë e tillë është edhe me shumë klube nga Gjermania. Zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Koch, ka deklaruar se nëse nuk ndërhyn politika situata do të eskalojë në më shumë se 25 mijë klube amatore në Gjermani.
“Ato duhet siguruar për ekzistencën e tyre. Kjo është arsyeja e thirrjes sonë të qartë: Politika, shteti dhe autoritetet lokale duhet të intervenojnë për të mbështetur. Vetëm, asnjë organizatë jo-profitabile nuk do të mbijetojë”, u shpreh Koch për mediat gjermane.

Sipas këtij të fundit, është në duar të shtetit dhe politikave të shtetit për ta ndihmuar futbollin gjerman që ta kalojë këtë fazë të vështirë.
Ndryshe, dje u raportua se si katër klubet e madhe gjermane: Bayern Munich, Borussi Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig mblodhën një fondë solidar prej 20 milionë euro për të ndihmmuar klubet kundërshtare në Gjermani që po kalojnë krizë financiare.