75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Kjo është 70 vjeçarja nga Korisha e Prizrenit që humbi betejën me koronavirusin

Nandje Rexha, nga Korisha e Prizrenit ka humbur betejën e jetës me koronavirusin. 70 vjeçarja ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Ajo ishte pranuar në Klinikën Intenzive në Prishtinë ditën e enjte dhe ka patur sëmundje shoqëruese të cilat ia kanë vështirësuar gjendjen shëndetësore, që për pasojë sot ka ndërruar jetë, shkruan Indeksonline.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet pa ceremoni mortore.

Në mesnatë ka ndërruar jetë nga koronavirusi edhe një 59 vjeçar nga Prishtina./Indeksonline/