Djali i Medës hapave të babit, shfaq talentin në muzikë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/meda.jpg)
Këngëtari i muzikës popullore, Meda, si thuajse të gjithë kolegët e tij, këto kohë është i izoluar.
Këngëtari, është pranë bashkëshortes dhe katër fëmijëve të tij, që po kalojnë kohën së bashku si kurrë më parë.
Së fundi në një video të publikuar në Instagram, bashkëshortja e këngëtarit, Lulja ka treguar se djali i tyre Denisi është drejt rrugës së babit për tu bërë këngëtar.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/04/mehdin_pergjecaj_83187751_186110882472221_3548919944745234665_n-1-1024x782.jpg)
Në video dëgjohet vogëlushi teksa këndon në gjuhën angleze këngën “My heart will go on”.
Ku i dihet, në të ardhëm ai mund të ketë një karrierë të ndritur si babi i tij./Indeksonline/