75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Konjufca: Hoti e quajti Kurtin Bolshevik, andaj e shkarkuam nga detyra

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diaspores në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se Avdullah Hotin e kanë shkarkuar nga detyra pasiqë kryeministrin Kurti e ka quajtur Bolshevik.

Sipas tij, ai ka qenë duke e shikuar oren se kur do të shkarkohet, dhe se kjo ka qenë normale, transmeton Indeksonline.

“Hotin e shkarkuam sepse e quajti Kurtin Bolshevik. Ai ka qenë duke e shikuar oren se kur do të shkarkohet”, ka theksuar ai. /Indeksonline/