Ateron në Prishtinë aeroplani i ngarkuar me ndihma nga Turqia
Sapo ka arritur nga Turqia aeroplani i mbushur me ndihma për ta luftuar virusin korona në Kosovë, raporton IndeksOnline.
Aeroplani ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë rreth orës 16 e 20 minuta.
Pas pak minutash, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ai i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku mbajnë Konferencën për Shtyp në lidhje me donacionin për ta luftuar pandeminë./IndeksOnline/