75 Mall Live Search
21:55 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës në Prishtinë, dolën negativ me koronavirus

Është konfirmuar viktima e parë në Malishevë, ndërsa numri i personave të vdekur ka shkuar në gjashtë.

Por, kryetari i komunës së Prishtinës ka dhënë një lajm të mirë, përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se 13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës, kanë rezultuar negativ me koronavirus, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera në Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N.

Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë.