75 Mall Live Search
11:51 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Limaj kujton dëshmorët e rënë në Betejën e Koshares

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar dëshmorët e rënë në Betejën e Koshares.

Limaj tha se Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

“Sot kujtojmë me pietet dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të rënë në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejën e Koshares. Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve. Kjo betejë i hapi rrugë furnizimit më të lehtë me armatim UÇK-së. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar Limaj në faqen e tij në Facebook./IndeksOnline/