75 Mall Live Search
13:55 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Kushtetuta është çelësi themelor dhe garancë për funksionimin e institucioneve vitale

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se miratimin e Kushtetutës së Kosovës 12 vjet më parë, i është dhënë jetë pavarësisë.

“Sot, bëhen 12 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ditë shënon një ndër momentet më të rëndësishme të shtetit demokratik të Kosovës. Kushtetuta është akti më i lartë juridik që vuri themelet e ndërtimit, funksionimit dhe organizimit të shtetit modern të Kosovës, ku përcaktohen dhe mbrohen vlerat themelore të vendit”, ka shkruar në telegramin e urimit Mustafa.

Mustafa aty thekson se “Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është çelësi themelor dhe garancë mbi të cilin mbështetet funksionimi i institucioneve vitale”.

“Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve. Më 9 Prill 2008, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit. Ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës”, shkruan Mustafa.