75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Obiliqit përkujton Betejën e Koshares

Në 21 vjetorin e Betejës së Koshares, Kryetari i Obiliqit njeherit bashkëluftetarë i komandantit Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut, ka nderuar sot veprën e tyre  për liri.

“Mëngjesin e ditës së sotme, e fillova në Koshare, atje ku prehën të qetë trimat e lirisë, shokët e mi të idealit, me të cilët zhvilluam betejat më të përgjakshme duke shembur murin njëqindvjeçar shqiptaro-shqiptar të vënë padrejtësisht, duke qënë pikënisja e forcës së unitetit shqiptar”.

“Strategjia e unitetit dhe bashkimit mbanë epitetin e Komandantit Agim Ramadani- KATANA, Sali Çekajt e Xhemajl Fetahut , shokët e miqtë e mi, për të cilët secili përvjetor më sjellë mall e dhimbje, por krenaria e lavdisë së tyre na mban gjallë me mburrje”.

“Heronjtë e mi, Kalojnë vite por kujtimi për ju mbetet i freskët në mendjet tona, në kujtesën tonë historike, ju fituat pavdekësinë ndërsa Ne bashkëluftetarët e juaj e kemi obligim që amanetin tuaj ta jetësojmë plotësisht… Pushoni të qetë, vepra dhe lavdia e juaj do mbetet në mendjet dhe zemrat e brezave që do vijnë përjetësisht”, tha Gashi,