Nitaj: Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar, jo një e shkarkuar!

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe nuk ka mandate të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog.
Më tutje, ai tha se kjo i takon një qeverie të re, e cila duhet të jetë e votuar në Kuvend dhe ta ketë mandatin e plotë, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe.
Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie politike, por ne te duhet te
jene te perfshire te gjithe. Deri ketu jemi ne rregull.
Por Albin Kurti eshte kryeminister i shkarkuar dhe nuk besojme se ai ka mandat
te jete nismetar i krijimit te ekipeve per dialog. Kjo i takon nje qeverie te
re, e cila duhet te jete e votuar ne Kuvend dhe ta kete mandatin e plote.
Ne nuk mund te paragjykojme sot per qeverine e re, por pavaresisht se kush do te
jete ne krye te saj, ne do t’i japim mbeshtetjen tone dhe do ta ofrojme
kontributin tone, qofte edhe si pjesemarrje ne krijimin si e nje konsenzusi
nacional per dialogun.
Ne Kosove ka ndodhur shkarkimi i Qeverise dhe nuk
mund te sillemi sikur s’ka ndodhur asgje.
Dialogun duhet ta drejtoje nje qeveri e votuar e jo nje qeveri e shkarkuar!/Indeksonline/