75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që arriti ta ‘mposht’ koronavirusin, tani po e mbanë formën fizike duke bërë 50 km me biçikletë

Valdrin Mustafa futbollist i skuadrës gjermane Hannover 96’ pasi ishte prekur nga koronavirusi arriti ta kalojë atë dhe të dalë negative, shkruan IndeksOnline.

Kurse tani Mustafa po i vazhdon stërvitjet duke u munduar që të jetë sa më në formë, e ku gjatë ditës së sotme arriti t’i bëjë 50 km me biçikletë.

Valdrini për indeksOnline  tregoi që edhe kjo është një formë e stërvitjes që e ndihmon atë të jetë në formë sa më të mirë.

Përveq tij po ashtu edhe shumica e futbollistëve kosovar janë duke u munduar t’i vazhdojnë stërvitjet e tyre edhe gjatë situatës me pandeminë covid-19./IndeksOnline/.