75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Mourinho tregon që kishte refuzuar transferimin e Ronaldinhos vetëm për këtë futbollist

Jose Mourinho ka folur për të kaluarën e tij me skuadrën e Chelsea dhe bisedimet që janë bërë në atë kohë në lidhje me transferimet.

Sipas Mourinhos, atij i ishte thënë nga presidenti i klubit që nëse dëshiron mund të ja sillnin Ronaldinhon në skuadër, mirëpo kishte refuzuar sepse dëshironte transferimin e një futbollisti tjetër, shkruan IndeksOnline.

Mourinho tregoi që në vend të Ronaldihnos ai e dëshiroi transferimin  Didier Drogba.

“Në vitin 2004, Roman Abramovich më tha që kishte para për të sjellë Ronaldinho në Chelsea nëse do të doja … Unë thashë jo. Më sillni Didier Drogba ”, ka thënë Mourinho./IndeksOnline/.