75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Policia e ruan 24 orë personin e infektuar me Covid-19 në Gjilan

Qyteti i Gjilanit, nuk ka shpëtuar pa u prekur me të infektuar me virusin corona. Në këtë komunë janë mbi dhjetëra qytetarë të infektuar me Covid-19, por që shumë prej tyre tashmë janë shëruar.

Ndërsa një rast i raportuar pozitiv me Covid-19 është një qytetar që jeton në qendër të qytetit të Gjilanit, dhe IndeksOnline, ju sjell pamje ku shihet se si policia të njëjtin person i cili është në vetizolim, është duke u mbikëqyr vazhdimisht.

Aty shihen dy polic që po qëndrojnë para derës së tij.

Ndryshe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajm ë ruar sot se fshati Zhegër nga sot nis procedurat lehtesuse që të dalë nga karantina. /IndeksOnline