75 Mall Live Search
17:50 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Blero për shkak të koronavirusit shtyen lansimin e këngës së re

Këngëtari i njohur, Blero ka thënë se ka përfunduar këngë e re, por nuk planifikon ta publikoj gjatë kësaj kohe.

Artisti i njohur ka zbuluar detaje tjera rreth këtij projekti duke zbuluar e do të jetë në bashkëpunim me një reperj nga Shqipëria.

‘Projekti ka përfundu para dy tri jave, është mundim për njerëzit me lansu diçka të tillë, nuk e shoh të arsyeshme me lansu projekt të ri në këtë kohë, pasi të përfundoj do e lansoj këngën”.

 “Kënga mban titullin “Lambo” dhe është në bashkëpunim me reperin nga Shqipëri, Leo”, ka thënë Blero.

Kujtojmë që kënga e fundit e tij mban titullin “Harrova” që u lansua vetëm pak javë më parë./Indeksonline/