75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Qetësohet Peja, rasti i dyshuar del negativ

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë Petrit Loci, që është edhe udhëheqësi i Shtabit Emergjent të Pejës, sapo ka deklaruar për ‘RADIO 1’, se një person me simptoma të dyshimta për COVID 19 nga Peja, që e kishin nisur për në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka rezultuar Negativ.

Bëhet fjalë për një person, i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës.

“Po, ne sapo kemi marrë informacionin zyrtar, se personi në fjalë i gjinisë mashkull, kombësia shqiptare, banor i Bashkësisë Territoriale ‘7 Shtatori’ të qytetit të Pejës, ka rezultuar Negativ. I njejti kishte shfaqur simptoma të dyshimta, por epilogu doli të jetë në favor të tij dhe tonin. Ky normalisht që është lajm i jashtëzakonshëm si për komunitetin ashtu edhe për qytetarët e Pejës.”-tha Loci në ‘RADIO 1’.

Me këtë informacion, Peja mbetet me shifrën 6-të të të prekurve nga COVID. 19.

Drejtori Loci sërsih ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat.