S’ka paga, minatorët e Trepçës bojkotojnë sërish punën

Minatorët e Trepçës janë duke e bojkotuar punën me arsyetimin se ende nuk i kanë marrë pagat për punën e kryera. Rreth kësaj ka situatep ë r IndeksOnline është prononcuar Gani Osmani, kryetar i Sindikatës Trepça me flotacion në Stanterg.
Ai ka thënë se nga dje ndërrimi i dytë nuk ka punuar për këtë arsye dhe njësoj kanë vepruar edhe ndërrimet e tjera.
Osmani ka theksuar se nga menaxhmenti u është premtuar se pagat do të dalin nga data 05 deri më 10 prill, 2020, por se kjo prapë nuk ka ndodh.
Mirëpo sipas tij, pagat ende nuk ka dalë, ani pse është punuar në gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të mos i kërkohet lëmoshë askujt./IndeksOnline/