75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Blero i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, thotë se është diçka personale

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në TV Klan ishte këngëtari i njohur Blero Muharremi. Këto ditë, ai është në karantinë në shtëpinë e tij në Prishtinë, ndërkohë bashkëshortja Afrona ndodhet në Zvicër.

Intervista me Bleron ishte menduar të bëhej javën e kaluar, por u anulua, për shkak se këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Blero nuk pranoi të trgonte llojin e ndërhyrjes që kreu, por tha që me rëndësi është fakti që tani është shumë mirë.

Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar. Kam 12 ditë që jam i shtrirë, por më ka qëlluar ndoshta në atë kohën ideale, duke qenë se është dhe kohë karantine, kohë që të rrimë në shtëpi ka qenë më kollaj për mua për ta përballuar. Jam mirë dhe duke e marrë veten”, ka thënë këngëtari.

Blero gjatë intervistës poashtu tha e ka përfunduar projektin e ri muzikore, por që do ta lansoj pas përfundimit të pandemisë dhe situate të kthehet në kontroll.