Aktorja turke s’rri kot, e shfrytëzon izolimin për të mbjellë fidane!

Aktorja turke, Deniz Baysal, që u bë e njohur në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, kohën e saj në karantinë po e shfrytëzon mjaft mirë.
Ajo ndau disa fotografi, ku shihet se ka dalë në kopsht, për të mbjellë fidane me motrën Safiye, e cila sipas Deniz është një kopshtare mjaft e mirë.
Atyre nuk i munguan as mjetet mbrojtëse për Covid-19, sic janë dorëzat dhe maskat.
Madje dyshja shihen edhe mjaft të lumtura./Indeksonline/