Këngëtari kosovar shërohet nga Covid-19: Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’është asgjë, grip hesapi”

Këngëtari kosovar, Jetmir Hyseni ka bërë të ditur se është shëruar nga koronavirusi, pas 23 ditë qëndrimi në repartin infektiv në QKUK.
Ai tha se në testet e bëra dje, sot ka dalë rezultati negative, dhe është liruar nga qendra e trajtimit.
“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
COVID-19 REZULTATI NEGATIV
Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës,
Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin
Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot,
rezultova negativ.
Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar
mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u
konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë
“Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por
mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!
Dua t’ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm
flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk
mund t’u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku
që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur
me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!
Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj
pacientëve e vlerësoj në superlativ.
Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në
normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi
e respekt dhe t’u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të
përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata
sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u
them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!
Falemnderit familjarëve e miqve që më kanë kontaktuar dhe ma kanë lehtësuar dhimbjen e mërzinë!
Unë po kthehem në shtëpi! Do të
qëndroj në izolim si mbarë populli.
Jam mërzitur shumë për prindërit, fëmijtë mi, bashkëshorten time,vellaun tim
dhe gjith miqtë e mi, por unë do të qëndroj fizikisht pa miqtë e mi, deri në
largimin e plotë të pandemisë dhe deri sa shteti të konkludon se lejohen
kontaktet fizike.
Unë shpresoj shumë që së bashku të festojmë kur të vijnë ditë më të mira. Deri atëherë do t’u këndoj njerëzve të shtëpisë dhe juve miq në rrjetet sociale. Distancimi mbetet vetëm fizik, por jo edhe social.
DASHNI E RESPEKT!
RRINI N’SHPI!
JETMIR HYSENI
Bibaj,Ferizaj./Indeksonline/
