75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtinasit mund të kthehen në kryeqytet deri nesër në orën 17:00

Kryeqyteti sonte është shpallë karantinë nga Ministria e Shëndetësisë pas 20 rasteve të reja me koronavirus sot.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se qytetarët e Prishtinës që urdhri i ri i MSH’së i ka zënë larg shtëpisë së tyre do të mund të kthehen deri nesër në orën 17:00. E gjithë kjo do të lejohet për ata që kanë dëshmi se janë banor të Prishtinës.

“Të gjithë banorët e Prishtinës, që sonte janë jashtë Prishtinës, nesër mund të kthehen deri në orën 17:00 me dëshmi se janë banorë të Prishtinës”, tha Ahmeti.

E njëjta vlen edhe për ata të cilët dëshirojnë të largohen nga Prishtina.

“Ata që janë të komunave tjera por duan të kthehen në komunat e veta, nesër deri në orën 17:00 mund të kthehen”, tha ai.

Ahmeti u ka kërkuar qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja urgjente.

Kryetari i Prishtinës, tha se nesër do të testohen mbi 4o persona që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

“S’ka vend për panik, megjithatë arsyet për të mos u relaksuar ka tepër shumë. Infektimet që i kemi marrë sot pozitive, është se personat që nuk kanë pas nevojë me dal kanë dalë prej shtëpisë”, u shpreh ai.

Ai tha se do të ketë forca të shtuara policore në rrethinë të Prishtinës, pra konkretisht në hyrje-dalje.