75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Papa Françesku bën thirrje të mos i dorëzohemi frikës ndaj koronavirusit

Papa Françesku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dorëzohen frikës ndaj koronavirusit, duke iu thënë që të bëhen “lajmëtarët e jetës në kohë të vdekjes”.

Udhëheqësi i Kishës Katolike Romake po fliste në shërbesën në vigjilje të Pashkëve, ditën e shtunë në mbrëmje në Bazilikën e Shën Pjetrit pothuajse të zbrazët.

Anëtarët e komunitetit katolikë prej 1.3 miliardë njerëz në botë, kishin mundur ta ndiqnin në transmetim të drejtpërdrejtë shërbesën.

Masat e bllokimit janë akoma në fuqi në të gjithë Italinë, të goditur rëndë nga pandemia.

Kryeministri Giuseppe Conte vlerësoi Papa Françeskun për “veprimin e tij të përgjegjshëm në shënimin e Pashkëve pa kongregacion.

Të krishterët në të gjithë botën po festojnë Pashkët, festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, megjithë kufizimet që kanë lënë qindra miliona të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Shumë priftërinj po mbajnë shërbesa në kisha pa kongregacion.

Pope Francis attends the Easter vigil Mass