Këta të famshëm u bënë bashkë për të dhuruar shuma marramendëse për viktimat e dhunës

Emrat e njohur janë bashkuar për të luftuar dhunën në familje, e cila thuhet se është shtuar që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Këngëtarja dhe sipërmarrësja Rihanna po bashkëpunon me drejtorin e Twitter, Jack Dorsey për të dhuruar 4.2 milionë dollarë.

Sipas TMZ, 32-vjeçarja dhe drejtori 43 vjeç do dërgojnë shumën tek fondi i bashkisë për të ndihmuar viktimat e abuzimit.
Vendimi i tyre erdhi pas raportimeve se 90 njerëz po largohen nga strehimet e tyre në Los Anxhelos për shkak të dhunës. Thuhet se shuma e dhuruar do ti ndihmojë me strehim dhe ushqim për 10 javë.

Edhe shtetet si Zelanda e Re, Franca, Kina dhe Britania kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës që kur u dha urdhri i masave shtrënguese të izolimit.