Vdes nga koronavirusi, aktori i njohur anglez

Agjenti i aktorit të njohur të komedisë, anglezit Tim Brooke-Taylor, ka njoftuar se sot heret në mëngjes ka ndërruar jetë aktori nga Covid-19.
“Ne do ta kujtojmë atë përgjithmonë, ai kishte shumë fansa dhe I trajtonte ata me gëzim e dashuri”, ka shkruar mes të tjerash agjenti i tij, transmeton Indeksonline.
“Gjatë gjithë kohës me ne dhe në të gjithë punën e tij në showbiz, ai është përkrahur nga Christine, gruaja e tij.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Kujtojmë që aktori ka ndërruar jetë në moshën 79 vjecare, derisa vuante nga virusi Covid-19. /IndeksOnline/
