Prishtina e boshatisur si kurrë më parë!

Kryeqyteti i Kosovës prej sot do të jetë në karantinë, në një afat të pacaktuar.
E gjithë kjo për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.
Qytetarët e Prishtinës të cilët gjendeshin nëpër vende të tjera të Kosovës patën mundësi që deri në ora 17:00 të rikthehen në qytet.

Kësisoj pas kësaj i gjithë qyteti është në karantinë dhe tashmë vendin e ka kapluar një qetësi e plotë, raporton Indeksonline.
Nëpër rrugët e Prishtinës më nuk shihen as vetura dhe as qytetarë duke qarkulluar, kësisoj duke respektuar vendimin për karantinë dhe ‘orë policore’.

Ndryshe Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin ku deri tani janë 283 persona të infektuar, 52 të shëruar dhe shtatë viktima./Indeksonline/


