Stafi mjekësor përcjell gruan e shëruar nga koronavirusi me duartrokijte dhe brohoritje

Mjekët dhe infermierët kanë përcjellë nga spitali në mënyrë të jashtëzakonshme një gruaje nga New York e cila prej 15 ditësh po luftonte me COVID-19.
I gjithe stafi në Spitalin Universitar të Staten Island ishin mbledhur në holl dhe e përcollën Christina Paz me brohoritje dhe duartrokitur.
“Të dish që ata kujdeseshin aq shumë për ty atje, është shumë mirënjohje. Të thuash lamtumirë, ishte e mrekullueshme,” shprehet ajo.
Nëna 47-vjeçare e 5 fëmijëve, filloi të ndiheshe keq nga mesi i muajit mars dhe brenda disa ditësh simptomat e saj filluan të rëndoheshin.
“Vura re që kolla po përkeqësohej dhe kisha probleme me frymëmarrjen,por nuk mendoja se isha me koronavirus. Gjëja e vetme që kisha bërë ishtë dalja në pazar dhe pas kthimit laja duart dhe kam zbatuar çdo rregull” tha ajo ABC News.
Por gjendja e Paz u përkeqësua dhe përfundoi në dhomën e urgjencës. Ajo ishte shtruar në spital, por nuk e kuptoi se sa rëndë ishte shëndeti i saj, derisa dëgjoi infermierët duke i thënë bashkëshortit se po e lëviznin atë në kujdes kritik.
“Ende nuk pranoja se sa serioze ishte derisa dëgjova infermieret në telefon me burrin tim ku po i thoshin se mund të më vendosnin në ventilator”, tha ajo.
Paz u tmerrua sepse nuk kishte ndejtur kurrë larg familjes dhe fëmijve, por ata ishin forca e vetme e saj në ato momente.
“Mendimi për ta më bëri që të luftoj dhe të mposht këtë sëmundje për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’i parë ata”, shprehet Paz.
Pas tre ditësh në CCU, gjendja e Paz më në fund filloi të përmirësohet dhe përfundimisht ajo ishte gati për të shkuar në shtëpi, pas dy javësh,
“Nuk ka fjalë aq të forta sa për t’i falënderuar mjekët për kujdesin e madh që kishin ndaj meje. Askush nuk mund t’i falënderojë ata sa duhet”, përfundoi 47-vjeçarja.
/ora news/