Këta janë tre të infektuarit me koronavirus në Gjilan

Ka shkuar në 362 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. 79 prej tyre janë konfirmuar sonte.
Nga ky numër, tre prej tyre janë nga komuna e Gjilanit.
I kontaktuar nga Indeksonline, i pari i kësaj komune, Lutfi Haziri bëri të ditur se të prekurit me koronavirus janë: Muhamet Llapashtica në Klinikën Infektive, rast kontakti në Bondsteel, Ramadan Selmani nga Lladova poashtu në Klinikën Infektive, rast kontakti në Bondsteel si dhe Shukrije Ismajli, bashkëshortja e Nijazi Ismajlit ( i prekur ditë më parë me COVID-19).
Kurse shtatë kontaktet e tjera kanë dalë të jeën negative.
Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin, teksa institucionet e shëndetësisë kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë higjienën dhe të kenë sa më pak kontakt me të tjerët.
Si shkak i përhapjes së kësaj pandemie shumë nga komunat e Kosovës tashmë janë karantinuar./Indeksonline/