Infermierja nga Rahoveci e infektuar me COVID19, s’ka pasur asnjë kontakt me banorët

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi të bërë së fundmi në Facebook, ka dhënë një informatë të re sa i përket rastit të konfirmuar nga IKSHPK me COVID19.
Rasti në fjalë ka të bëj me një infermiere nga fshati Kramovik, e cila punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Për të njëjtën Latifi, thotë se s’ka pasur ndonjë kontakt me banorët e komunës së Rahovecit.
” Sapo kam biseduar me babain e të infektuarës nga fshati Kramovik, ju informoj se ajo nuk ka pasur kontakte me askënd nga Komuna e Rahovecit dhe momentalisht është e izoluar terësisht. Pra, rrini të qetë dhe qëndroni nē shtëpitë e juaja!
Situata në komunën tonë vazhdon të jetë stabile”, shkruan ai./Indeksonline