75 Mall Live Search
00:03 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Reali kërkon oferta për Caballos, Arsenali nuk do ta blej

Caballos refuzoi disa skuadra gjatë verës së kaluar për tu transferuar në Londër te Arsenali.

Duke iu referuar lajmeve që raporton “Sun” janë gjithnjë e më të pakta mundësitë, që Arsenali ta mbajë në skuadër mesfushorin spanjoll, i cili aktualisht luan si i huazuar te topçinjtë nga Reali i Madridit.

Me shumë gjasa Ceballos do të rikthehet te Reali i Madridit në verë për t’u shitur më pas te skuadra që do të ofrojë më shumë pasi Los Blancos nuk e kanë në plane për ta mbajtur.

Janë disa klube që interesohen për shërbimet e Ceballos madje mes tyre është edhe Juventusi. /IndeksOnline/