Rudari: Asnjë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Podujevës

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, ka bërë të ditur se atje nuk është asnjë i prekur me koronavirus.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social mbrëmë deklaroi se “Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit. Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi”.