Fitoi betejën me kancerin, ikona e futbollit italian jep lajmin e madh

Në fushë ai fitoi gjithçka. Tani, Gianluca Vialli ka përfunduar me sukses edhe “ndeshjen” e tij më të rëndësishme, atë kundër kancerit.
Ish-sulmuesi i shquar italian i Juventusit dhe Chelsea, për “La Repubblica” ka zbuluar se e ka përfunduar ciklin e kimioterapisë dhe nuk ka më shenja nga sëmundja e keqe.
“Unë jam mirë. Testet nuk tregojnë më shenja të sëmundjes. Jam i lumtur”.
Vialli, gjithashtu, foli për situatën e tij aktuale, por edhe krizën globale të “Coronavirus”, duke e quajtur veten me fat që e kaloi sëmundjen.
“Të jesh i lumtur do të thotë ta shoh veten në pasqyrë, të shoh okët e mia të rriten, të mos më bien edhe vetullat. Ndihem me fat, mendoj për ata që janë dërguar në spitale dhe po vdesin të vetmuar nga “Coronavirus”. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur të kthehet sporti. Emocionet dhe kujtimet do të na ndihmojnë të rikthehemi plotësisht në jetën tonë normale”.