75 Mall Live Search
11:18 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjelltorja hapur në Pejë, pronari ik me vrap kur sheh Policinë

Inspektorët dhe Policia në Pejë vazhdojnë të gjejnë persona dhe biznese që po shkelin ligjin në kohë pandemie.

Inspektorët komunal në Pejë derisa ishin në terren për të verifikuar vulat e vendosura me herët, te një gjellëtore kanë gjetur lokalin të hapur.

I dyshuari posa i ka vërejtur inspektoret dhe policinë kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar prokurori.