Drejtori i Inspektoratit tregon se a janë shqiptuar masa për bizneset në Prishtinë

Komuna e Prishtinës është vendosur në karantinë për shkak të rasteve të shumta që u shfaqen brenda një kohe të shkurt me Covid-19 në këtë komunë.
Përkundër kësaj situate dhe këtij vendimi të komunës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, biznese të shumta po vazhdojnë të punojnë.
Me vendim të organeve kompetente bizneset që punojnë janë të obliguara të punojnë në bazë të masave të ndërruara.
Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, deklaroi për IndeksOnline se deri tani bizneset po i respektojnë masat e vendosura nga ta dhe se nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë.
“Jo deri më tani nuk kemi shqiptuar asnjë gjobë për asnjë biznes”, tha shkurt Tahiri.
Ai tregoj që po punojnë edhe me ekipe kujdestare.
‘’Ne jemi vazhdimisht me ekipe kujdestare pavarësisht që është dashur edhe ne ta reduktojmë stafin mirëpo inspektorët që punojnë janë për 12 orë në punë dhe punojnë me rotacion në mënyrë që të mos u njihet të njëjtëve çdo ditë të dalin në teren.”, tha ai për IndeksOnline.