102 mjekë nga Serbia duan të futen në Kosovë, Policia bënë verifikimin dhe pret vendimin e MSh-së (Dokument)
Në Piken e Kalimit Kufitarë në Merdare aktualisht ndodhen 102 mjekë nga Serbia të cilët duan të futen në Kosovë për t’i ndihmuar komunat e banuara kryesisht me serbë e që janë të prekura nga COVID-19.
Burimet e IndeksOnline nga Merdare kanë konfirmuar rastin dhe sipas tyre personeli kufitar është duke verifikuar dokumentacionin e tyre para se të marr një përgjigje nga Ministra e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
IndeksOnline ka siguruar listën me emrat e 102 mjekëve të cilët ndodhen në Merdare duke pritur lejen për tu futur në Kosovë. Nga kjo listë, 82 persona janë me destiancion në komunën e Graçanicës.
Policia kufitare ka marr urdhër nga Qendra Operative që derisa të mos pranohet konfirmimi nga MSh të mos lejohet hyrja e tyre./IndeksOnline/