E hapi lokalin në kohë pandemia, polica arreston pronarin

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti kishte punuar në lokalin e tij kështu duke mos respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokalin – mobilierinë e tij duke mos e respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës lidhur me virusin COVID 19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur dje.