Kylie Jenner tregon dhomën luksoze të mysafirëve në shtëpinë e Kris Jenner

Klani Kardashian / Jenner kaloi Pashkën e kaluar në Palm Springs në shtëpinë e nënës së tyre, Kris Jenner.
Por me pandeminë globale COVID-19 , festimi i këtij viti ishte shumë më i vogël.

Kylie Jenner festoi të Dielën e Pashkëve në shtëpinë e Kris me vajzën Stormi, dy vjeç dhe Travis Scott , përpara se të zhvillonte një turne në një nga dhomat masive të mysafirëve në shtëpinë e së ëmës.
Ylli 22-vjeçar ndau një turne në Instagram të dhomës mahnitëse, që kishte tre shtretër me tufa që shfaqnin dyshekë gjigant dhe televizione personale.

Shtretërit e stërmadh ishin pothuajse plotësisht të mbuluar nga jastëkë dhe të stiluar.
Kylie tha në videon e shkurtër në Instagram: ‘Kjo është dhoma më e mirë në shtëpi. Të gjithë kanë TV e tyre të vogël’.
Përveç Stormi dhe Travis, Kris dhe i dashuri Corey Gamble janë në Palm Springs./Indeksonline/