75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministri Bislim thotë se një pjesë e pakos emergjente do të mbështetet nga mërgata

Ministri në detyrë i Financave Besnik Bislimi,  ka thënë se një pakos emergjente do të mbështetet nga ndihma që do të vjen nga mërgata shqiptare, transmeton IndeksOnline.

Ai këtë e ka bërë të ditur  në konferencën e mbajtur pak më parë, ku ka arsyetuar kërkesën e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ndaj mërgatës, për të ndihmuar Kosovën në këto ditë.

Ai tutje ka akuzuar partitë politike që me shkarkimin e Qeverisë, kanë pamundësuar që shumë mjete të merren nga institucionet ndërkombëtare.

“Jemi mundu një pjesë të pakos me e mbulu përmes mbështetjes financiare nga jashtë dhe kemi kërkuar kredi nga të gjitha institucionet relevante financiare, duke filluar nga Fondi Monetar, Banka Botërore, Banka Gjermane për Zhvillim, BE, donatorët bilateral dhe të gjithë na kanë premtuar ndihma e kredi me norma më të ulëta të interesit, duke fillu nga ShBA e Japonia. Për fat të keq një  pjesë të këtyre kredive nuk do të mund ti marrim në këtë fazë për shkak se Parlamenti ka zgjedh me blloku qeverinë në adresimin e nevojave të qytetarëve ne kemi marrë një kredi prej 52 milionë eurove nga Fondi Monetar fatmirësisht kjo kredi s’ka nevojë të shkojë në Parlament, por alokimi i miliona eurove nga Banka Botërore që është shumë i rëndësishëm është blloku nga Parlamenti dhe kanë vendosur që në këtë mënyrë të pamundësojnë ndihmën për bizneset të cilat ne synojmë t’i ndihmojmë në këtë fazë”, ka thënë Bislimi. 

“Parlamenti ka zgjedhur që duke i rrit përmasat e humbjeve edhe disfatave në njerëz e biznes, të krjijojë argumente falso për atakimin e qeverisë dhe kostoja të cilën po e paguajmë ne si qytetarë, e si biznese është shumë e madhe ndërkaq përfitimi i opozitës është minimal.

Me vendimin e sotëm  që duan të marrin në Parlament duke bllokuar qeverinë, ata mendojnë se na pamundësojnë ne si qeveri kemi kapacitete dhe mundemi krejt këtë pako me e akomodu brenda buxhetit ekzistues, mesazhi im është në vend të bllokadës t’i bashkojmë energjitë që bashkërisht të dalim sa më lehtë nga kriza mirëpo harroni që mundeni me paralizu qeverinë. Kemi hapësira të mjaftueshme që të gjithë pakon emergjente me akomodu brena buxhetit ekzistues”, ka thënë Bislimi ./IndeksOnline/