Pritje të gjata në banka, qytetarët bëhen gati që të izolohen që nga nesër

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi, institucionet e vendit ndërmorën masa edhe më të shtrënguara në mënyrë që dalja e qytetarëve edhe kontakti me njëri-tjetrin të jetë sa më i paktë.
Prej nesër qytetarët kanë të drejtë të dalin vetëm një orë e gjysmë në ditë, për t’i kryer shërbimet e nevojshme, një anëtarë nga familja. Por siç duket qytetarët kanë vendosur që sot t’i përfundojnë shumë prej shërbimeve bankare, pasi oraret për dalje prej nesër janë të ndryshme (dikush shumë vonë në mbrëmje) e ndoshta nuk arrihet t’i kryejnë ato shërbime.

Në disa pamje të dërguara në Indeksonline shihet tollovia që është krijuar në disa prej selive të bankave në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë presin në radhë për të hyrë brenda. Por në njërën prej tyre e cila gjendet tek ‘Kodra e Trimave’ numri është aq i madh sa sigurisht mund jetë edhe më rrezik për infektim me virusin COVID-19 që bartet shumë lehtë tek njëri-tjetri.
Deri tani në vend janë 377 persona të infektuar, 63 të shëruar e tetë viktima./Indeksonline/

