Avokati Gazmend Halilaj thotë se dikush tentoi ta vras

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se dikush ka tentuar ta vras para shtëpisë së tij, raporton IndeksOnline.
Ai ka postuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen njolla gjaku, një veturë e dëmtuar dhe një gëzhojë e revoles.

“Vllezer para shtepis time ke gjujten mem vra. Kam plage nt trup”, ka shkruar sipër fotografive të postuara në Facebook.
Halilaj ka qenë i përfolur për rastin e keqtrajtimit seksual të vajzës së mitur në Drenas, ku ishte arrestuar nga policia bashkë me disa të tjerë.
Ai së fundi pretendon se ka marrë kërcënime edhe nga njerëz të politikës për shkrimet e tij në rrjetet sociale./IndeksOnline/
