E zbulon Altin Lala: Shumë skuadra të mëdha e kanë kërkuar Rashicën në janar

Milot Rashica është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun evropian si dhe shqiptari më i vlerësuar.
Ish-futbollisti i Shqipërisë, njëherësh edhe menaxheri i sulmuesit nga Vushtrria, Altin Lala ka zbuluar se shumë klube kanë qenë të interesuara për të madje që në janar, shkruan Indeksonline.
“Para përhapjes së pandemisë koronavirus, kishim shumë kontakte me disa klube të ndryshme, kryesisht në Gjermani”, ka thënë Lala për Sport1.
“Ata synonin të merrnin Rashicën që në janar, por ne e bëmë të qartë që do ta përfundojë sezonin te Werderi”.
“Kontaktet ishin të vazhdueshme dhe pas muajit janar dhe po shqyrtonim me kujdes ofertat”.
“Për momentin, gjërat kanë mbetur në vend, por deri në fund të sezonit, do të ketë patjetër zhvillime”, ka thënë ndër të tjera Altin Lala.
Mësohet se Wolverhamphton, Borussia Dortmund, Aston Villa dhe Liverpool, janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për anësorin e Kosovës. /IndeksOnline/