75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Vetura del nga rruga, lëndohen 4 persona në Kqiq të Mitrovicës

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën  nacionale Mitrovicë –Prishtinë segmenti rrugor në  fshatin Kqiq.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhurt  rreth orës 17:00, në rrugën  nacionale Mitrovicë –Prishtinë segmenti rrugor në   fshatin Kqiq.

Me ç’rast drejtuesi i një veture civile nga pakujdesia ka humbë kontrollin   ndaj veturës  ku rrotullohet duke përfunduar jasht rrugës,  si pasojë e lëndimeve  tretman mjekësor ka kërkuar drejtuesi dhe tre pasagjerët”, tha ai./IndeksOnline/