75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Haziri: Me masat e reja për kufizim, vetëm FSK është liru nga detyra e që është më e specializuara

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar masat e reja të marra nga MSH në lidhje për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Këto vendime të cilat do të hyjnë në fuqi nesër, ka thënë se janë të domosdoshme, por duhet të bëhen në frymë kushtetuese.

“Masat nuk diskutohen, janë të domosdoshme, por që kabineti është dasht mu marr. Jo të ketë të deleguar. S’pres si kryetar komune me ma definu detyrën Sveçla, s’mundet dhe s’ka të drejtë të ma ndalojë. Deputeti është i lirë, s’i nënshtrohet rregullave të emergjencave.

Sjellja në situata emergjenter ndryshon, rezufimi me shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe aplikimi masave të jashtëzakonshme është tejkalim i frymës kushtetuese”, ka thënë ai në Rubikon, transmeton Indeksonline.

Tutje Haziri thotë se me këto kufizime, vetëm e kemi liru FSK-në nga detyra, e në situuata të jashtëzakonshme FSK është me e specializuara.

“Mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është pasojë e rritjes së komptencave nga presidentit ndaj kryeministrit. Në këtë mes unë si kryetar komune, por edhe si nënkryetar i LDK-së, s’du me hy dhe çdo vendim do të zbatohet.

Punojmë me qeveri, ne i marrim vendimet që vijnë. Mendoj që jemi në një fazë që jemi ba peng i egove politike. S’e meritojmë me qenë peng, ju kam lut politikisht edhe si njeri, që politikanët me lanë egon në shtëpi ose në parti të vet, por jo në shtëpi”, ka thënë ai./Indeksonline