Emily plot stil e shije, publikon fotografi nga karantina

Emily Ratajkowski është një modele dhe aktore e njohur amerikane.
Ajo është lindur në Londër, ndërsa është rritur në San Diego, shkruan Indeksonline.
Emily u bë e njohur në vitin 2013, kur mori pjesë në videoklipin muzikorë të këngëtarit Robin Thick, në këngën “Blurred Lines”.
Nga ajo kohë, sukseset në fushën e modës nuk kanë munguar për të, duke qenë një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara në fushën e modës.
Së fundmi nga karantina ajo ka zgjedhur disa fotografi nga arkiva për ti publikuar në llogarinë e saj në Insatgram, me ç’rast ka marrë vëmendjen e miliona ndjekësve të saj. /Indeksonline/

