Kërcimet e Tik Tok janë palestra juaj e re

Me miliona njerëz ndihen njësoj si ty tani. Të mërzitur në shtëpi, të pamotivuar dhe me luhatje të shpeshta humori. Çfarë po bëjnë ata për të argëtuar veten të mbyllur brenda shtëpisë? Po mësojnë sfidat e Tik Tok-ut, që janë shumë më tepër sesa thjesht argëtuese.
Nëse nuk e keni provuar akoma magjinë e Tik Tok-ut do të shihni që teksa mësoni lëvizjet e reja të kërcimit do të djerësini, do t’ju merret fryma dhe më pas do të keni dhimbje muskujsh. Njësoj si kur dilni pas ca orësh të mira nga palestra, sepse që ta dini, kërcimet e Tik Tok-ut janë palestra e re!
Përmes lëvizjeve që njerëzit bëjnë për të mësuar sfidën e re, vihet në punë i gjithë trupi dhe shpenzohet energji njësoj si të jemi duke bërë palestër. Jo më kot, humori i njerëzve pas ca orëve të mira në këtë platformë, ndryshon.
Sfidat e Tik Tok-ut i bëjnë njerëzit të shpenzojnë 400-600 kalori në orë, për të mos folur për përfitimet e shëndetit mendor apo zemrës.
Fillimisht, lëvizjet e famshme të sfidave duken për shumë njerëz si të pamundura, por sekreti qëndron tek përpjekjet për t’i bërë.
we learned the OG renegade from Jalaiah and had so much fun! ❤️ Show her love! pic.twitter.com/EWjlPMJ0bD
— addison rae (@whoisaddison) February 16, 2020