Bashkëshortja ka ditëlindjen, Milot Rashica romantik i bën urimin

Është nga futbollistët më të mirë shqiptarë në botë, por edhe ka një familje të mrekullueshme.
Futbollisti vushtrrias i Bremenit Milot Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një urim romantik për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Belkizi.
“6 vjet plot dashuri dhe lumturi, dhe dhurata më e madhe nuk ka ardhur akoma. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Miloti përkrah fotografisë.
Kujtojmë që Miloti dhe Belkiz janë në pritje të fëmijës së parë./Indeksonline/