75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti suedez i jep 200 euro për Fondin e Kurtit: Kam shumë shoqëri ne Kosovë

Deputeti nga Suedia, Magnus Jacobbson ka dhuruar 200 euro ndihmë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Jacobsson ka shkruar se iu është përgjigjur thirrjes për ndihmë që është bërë nga Qeveria e Kosovës.

Ai thotë se ka shumë shoqëri nga Ballkani derisa ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.

“Kam shumë shoqëri që vijnë nga Ballkani. Fatkeqësisht, janë të prekur me koronavirusin. Republika e Kosovës, një ndër vendet e prekura, bëri thirrje publike për ndihmë financiare gjatë kësaj krize. Vendosa t’ju ndihmoj me 200 euro”, ka njoftuar ai.