130 familje kërkojnë ndihmën e Komunës së Prishtinës

Njëqind e tridhjetë familje nga Prishtina kanë kërkuar mbështetjen e komunës, pas situatës së krijuar nga Coronavirusi, pas hyrjes së Prishtinës në karantinë dhe vendimeve të fundit të Qeverisë.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se këto raste do të evidentohen dhe komuna do t’i dalë në ndihmë më pako emergjente, e cila pritet të bëhet gjatë javës.
Nushi kërkoi nga qytetarët që të drejtohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme për leje, si dhe bizneset të drejtohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
”Sot kemi hyrë në ditën e parë të aplikimit të masave të fundit të Qeverisë. Aktualisht mjaftë mirë është duke u menaxhuar në Komunën e Prishtinës. Falënderoj Policinë e Kosovës për mirëkuptimin dhe punën që po e bëjnë gjatë tërë periudhës të vendimeve. Kemi hapur një linjë telefonike 038 245 666 dhe email-adresën shtabi-pr@rks-gov.net”.