Liverpool nderon viktimat e “Hillsborough”, solidarizohen edhe Everton e United

Klubi anglez i futbollit Liverpool, sot shënon përvjetorin e 31-të të katastrofës në Hillsboroug.
Nëntëdhjetë e gjashtë tifozë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën në turmën në Stadiumin Hillsborough në Sheffield gjatë një loje të Kupës FA midis Liverpool dhe Nottingham Forest më 15 prill 1989.
Zyrtarët e Liverpool-it vendosën kurora në memorialin e Hillsborough në stadiumin e klubit Anfield, kurse mesazhet përkujtimore u vendosën përreth, shkruan IndeksOnline.
We stand together today as a family to remember the 96 Liverpool fans – men, women and children – who so tragically lost their lives at Hillsborough.
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) April 15, 2020
We are together in spirit today to offer our love and support on this very difficult day.
You’ll Never Walk Alone. pic.twitter.com/wHbnCJeCdh
“Është për të ardhur keq që gjatë këtyre rrethanave të pashembullta ne nuk mund të jemi bashkë sot personalisht në tubimin e fundit përkujtimor në Anfield për të nderuar 96 viktimat, familjet e tyre, të mbijetuarit dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, tha klubi në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
“Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të mbajmë tubimin përkujtimor në mënyrë që të mund të bashkohemi për të nderuar 96-të viktimat”, shtohet më tej.
Lojtarët, anëtarët e stafit dhe mbështetësit gjithashtu do të mbajnë një minutë heshtje në ora 15:06 sipas kohës lokale (14:06 sipas kohës të Evropës qendrore), momenti i saktë kur ndaloi ndeshja në Hillsborough.
Në një video-mesazh, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha se 15 prilli “është dita më e rëndësishme për klubin tonë të futbollit çdo vit”.
Jürgen Klopp has delivered a message to the families, survivors and Liverpool supporters on the 31st anniversary of the Hillsborough disaster. pic.twitter.com/HMg7bGyyWn
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) April 15, 2020
“Plani ishte që ne të ishim së bashku sot në Anfield, por kjo nuk është e mundur. E vetmja gjë që mund të sigurohemi është se jemi në mendimet e njëri-tjetrit. Dhe më besoni, ju jeni në mendimet tona”, tha ai.
“Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona dhe, mbi të gjitha, keni dashurinë tonë. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, thuhet më tej.
Po ashtu edhe rivalët e qytetit të Liverpool, Everton i kujtuan viktimat duke shprehur ngushëllime.
31 years ago, 96 Liverpool supporters went to watch their team and never came home.
— Everton (@Everton) April 15, 2020
Then. Today. Always. We stand together in our city and remember them. pic.twitter.com/t7b1sNdYx5
“31 vjet më parë, 96 mbështetës të Liverpoolit shkuan të ndjekin ekipin e tyre dhe kurrë nuk u kthyen në shtëpi. Atëherë. Sot. Gjithmonë. Ne qëndrojmë së bashku në qytetin tonë dhe i kujtojmë ata”, tha klubi në një postim në Twitter.
Manchester United shprehu solidaritet me “Redsat” dhe tha se “96 viktimat e katastrofës Hillsborough nuk do të harrohen kurrë”.
Klubi skocez Celtic gjithashtu bëri një deklaratë. “Sot shënohet 31-vjetori i katastrofës Hillsborough, kurse mendimet dhe lutjet e të gjithëve në #CelticFC janë me familjet e 96-viktimave në këtë ditë shumë të trishtuar”, shkroi klubi në Twitter.