75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

“Kur ta don, ta don”, njeriut më të pasur në botë, i shtohet pasuria edhe në kohë pandemie!

Pandemia Covid-19 ka ndikuar në mbarë botën. Jo vetëm në humbjen e shumë jetëve, por edhe në ekonominë e shumë vendeve.

Madje, kjo është njëra nga temat më të përfolura, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Megjithatë, jo të gjithë po humbasin, pasi disa po pasurohen. Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos, dhe pasuria e tij po rritet në këtë kohë pandemie.

Themeluesi i “Amazon” ka parë një rritje të pasurisë me 6.3 miliardë dollarë në vetëm një ditë, pas rritjes së kërkesave për blerje në internet, gjë e cila ka rritur çmimin e aksioneve të kompanisë.

Bezos tashmë ka një pasuri prej 138 milionë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve te Bloomberg, duke ruajtur pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë.