75 Mall Live Search
11:21 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

​Në Maqedoninë Veriore arrestohen 36 persona që nuk respektuan orën policore

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka ndaluar 56 persona dhe ka arrestuar 36 prej tyre gjatë natës së mbrëmshme, meqë të njëjtit nuk kanë respektuar masën e ndalesës së lëvizjes.

Gjithashtu sipas statistikave gjatë natës së kaluar 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë nënshkruar vendim për vetizolim, shkruan Alsat.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje e këtyre vendimeve.