Bejta: Nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, ta kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qetë

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes së VV-së Fitore Pacolli lidhur me nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Bejta tha se nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, kështu që ta kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qenë në dhimbjen dhe krenarinë e saj.
Bejta tha se çdo deputete e deputetë në këtë vend duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë se vlerat e këtij vendi nuk duhet t’i përfshijmë në politika ditore të partive politike, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Nënën Rukë nuk e kurseu shteti serb, ta
kursejmë ne shqiptarët ta lëmë të qetë në dhimbjen dhe krenarinë e saj.
Secila deputete e deputetë në këtë vend duhet ta dijë njëherë
e përgjithmonë vlerat e këtij vendi nuk duhet t’i përfshijmë në politika ditore
të partive politike. Nëna Rukë është më e madhe se partitë ,nëna Rukë është
nêna e Luanit e Shkëlzenit para se të jetë nëna e një lideri partiak.